Lika përballë së shkuarës: Lojtarëve ua kam bërë të qartë si mundet Teuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2017 | 12:23

Lika përballë së shkuarës: Lojtarëve ua kam bërë të qartë si mundet Teuta

Luftëtari pret sot në shtëpi Teutën dhe të gjithë shpresojnë që ta nisin me fitore fazën e dytë e të kampionatit. Durrsakët, të drejtuar nga trajneri Gugash Magani, i shkaktuan humbjen e parë gjirokastritëve në këtë sezon, në takimin e luajtur në “Niko Dovana”.

lika hasan

Ndërsa sot këta të fundit vijnë përballë Teutës me Hasan Likën në kullën drejtuese, i cili i bie të jetë përballë të shkuarës. Si një ish-trajner, pa dyshim njohës i mirë i kampionatit shqiptar, aktualisht trajner i Luftëtarit, Lika beson te të tijtë, gjë të cilën e shprehu në konferencën e djeshme për shtyp.

“Në përgjithësi, skuadra është përgatitur si zakonisht. Pas fitores me Lushnjën kemi vazhduar punën për ndeshjen me Teutën, një kundërshtar i fortë që, pavarësisht rezultateve, ka qenë pranë fitores, por rezultatet i kanë munguar. Koha që kemi pasur në dispozicion, përkon me përgatitjet për të përballuar me sukses një ndeshje të fortë. Ne jemi me më shumë optimizëm e besim dhe këto shpresojmë t’i realizojmë nesër (sot) në fushën e lojës”, u shpreh fillimisht trajneri Lika.

I pyetur nga “Panorama Sport” lidhur me strategjinë fituese ndaj ishskuadrës së Teutës, pjesë e së cilës Lika ka qenë në disa sezone, ai u shpreh: “Teuta është një skuadër që kërkon gjithmonë të fitojë, si brenda fushës së saj, ashtu dhe jashtë, dhe këtë e tregon mënyra se si luan. Ashtu siç e theksova, Teuta ka qenë shumë më pranë golit edhe në ndeshjet kur ka humbur, por s’kanë pasur fatin e duhur, siç thuhet rëndom në gjuhën e futbollit.

Luftetari

Durrsakët i kam drejtuar për disa vite, kam mendime shumë të mira për skuadrën, por të mërkurën natyrisht ne jemi kundërshtarë. Futbolli dhe sporti kërkon gjithmonë se aty ku luan, të kërkosh fitoren”. Ndërsa, i pyetur për gjendjen e skuadrës dhe formën fizike, trajneri i Luftëtarit shtoi: “Nuk kemi ndryshime, pak a shumë formacioni është i njëjtë si me Lushnjën.

Të gjithë futbollistët gëzojnë formë të mirë, nuk kemi probleme dëmtimesh. Rroca dhe Toledo janë të gatshëm, bashkë me të tjerët. Mendoj të zgjedh formacionin më të mirë për të përballuar çdo kundërshtar”.

TOMOR SHEHU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"