Lika pas fitores: S’ka rivalë të lehtë, fusha na krijon…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2018 | 9:48

Lika pas fitores: S’ka rivalë të lehtë, fusha na krijon…

Hasan Lika e pranon që ndaj Erzenit nuk ishte e thjeshtë, megjithatë kënaqet me fitoren dhe vazhdimësinë.

lika

“E kishim parashikuar si një ndeshje të fortë, duke qenë se përballë kishim një kundërshtar direkt që renditet në vendin e tratë të tabelës së klasifikimit. E prisnim që Erzeni do të jepte maksimumin në fushën e lojës. Edhe lojtarët tanë zhvilluan një luftë të fortë sportive, ndoshta më shumë se në ndeshjet e shkuara. Në aspektin teknik, normalisht që lamë diçka për të dëshiruar. Por, edhe fusha po na krijon jo pak vështirësi. Pozitive është fakti që ne i kemi bërë një nisje të mirë sezonit dhe kemi vazhdimësi. Duhet që të jemi të ndërgjegjshëm se kemi ndeshje gjithmonë e më të vështira në vazhdim. Përballë çdo kundërshtari, si brenda fushës sonë, ashtu edhe jashtë nuk do ta kemi të lehtë”, tha fillimisht trajneri.

I pyetur për debutimin e nigerianit Eziamaka, Lika u shpreh: “Kemi qenë në kontakt në vazhdueshëm me të, por tani e pamë nga afër gjendjen e tij. Në stërvitje ishte mirë, ndaj edhe mendova t’i jap minuta. Kishte mundësi edhe të shënonte dhe nëse do ia dilte, do ishte diçka e bukur. Raste sot (dje) kishte edhe braziliani Xhunior. Gjithsesi të mendojmë për ndeshjen me Shënkollin, e cila do të jetë e vështirë. Jemi përballur në miqësore me ta, ndaj i njohim. Ndaj, kërkoj nga ekipi që të japë maksimumin edhe në këtë takim”, përfundoi trajneri i Vllaznisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"