Lika: Nuk ishim të dorëzuar, por kishim shumë lojtarë me probleme. Ja cilët më bindën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2018 | 16:07

Lika: Nuk ishim të dorëzuar, por kishim shumë lojtarë me probleme. Ja cilët më bindën

Trajneri Hasan Lika, në një prononcim pas ndeshjes për mikrofonin e “Supersport” foli për eliminimin nga Kupa e Shqipërisë si dhe për aktivizimin e lojtarëve të rinj. Tekniku i gjirokastritëve, e theksoi se skuadra e tij do të jetë e fokusuar totalisht në kampionat dhe do të kërkojë t’i largohet sa më shpejt zonës se ftohtë.

lika

“Nuk ishim të dorëzuar, bëmë përpjekjet tona. Kemi pasur futbollistë me shumë probleme, pas ndeshjes ndaj Teutës. Pavarësisht rezultatin 3-0, menduam të bënim diçka në pjesën e parë, por nuk i dolëm. Edhe me aktivizimet në pjesën e dytë, të Bregut, Abazajt dhe Rrocës, përsëri nuk ia dolëm. Nuk më mbet gjë tjetër veç se t’i shpreh urime kundërshtarit.”

A jeni të kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të rinj? 

“Deri diku, ndonjë futbollist bëri paraqitje pozitive, jo ashtu siç duhet pjesa tjetër. Lojtarët e rinj kishin presionin e rezultatit, Mendoj që disa prej tyre bënë paraqitje të mirë. Gjithsesi unë mendoj se Demo dhe Aurelio, kërkuan të jepnin maksimumin dhe bënë një ndeshje relativisht të mirë.”

Të gjitha forcat në kampionat, cilat do të jenë objektivat e Luftëtarit?

“Në pretendojnë, që të kalojmë zonën e ftohtë. Kemi ndeshje të vështira. Duam t’i shkëputemi sa më parë fundit të tabelës.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"