Lika: Në Kategorinë e Parë ka skuadra dhe lojtarë cilësorë, duhet të rikthejmë tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2018 | 18:12

Lika: Në Kategorinë e Parë ka skuadra dhe lojtarë cilësorë, duhet të rikthejmë tifozët

Vllaznia mposhti Korabin me rezultatin 2-1 në takimin e zhvilluar në “Loro Boriçi”. Në prononcimin pas ndeshjes për mikrofonin e “RTSH”, trajneri i kuqebluve Hasan Lika shprehu rezerva për disa momente në lojë, sidomos në humbjen e topi. Në fund Lika tregoi se është detyra e skuadrës të rikthejë tifozët në stadium.

bandicam 2018-09-08 18-02-20-958

“Na vjen mirë që krijojmë raste. Por në momentin e humbjes së topit kemi shumë për të bërë. Në aspektin sulmues dhe 3 pikëshi ishte pozitiv. Futbollistët duhet të ndërgjegjësohen. Ka lojtarë cilësorë në Kategorinë e Parë dhe skuadra të mirë. Korabi shprehu futboll teknik të admirueshëm.

Në qoftë se kemi folur në teori sot lojtarët e kuptuan edhe në praktikë. Mungesa e Malotës prishi disa ekuilibra. Gradualisht do të forcohemi. Po të jemi më të plotë, do të jemi më të fortë. Mos prezenca e tifozëve, është minus, por është detyra jonë, që t’i rikthejmë në stadium me lojëra të mira dhe rezultate të mira gjithashtu”, u shpreh trajneri Lika.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"