Lika: Mund të kishim fituar, u treguam të pakujdesshëm, nuk e nënvlerësuam

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2015 | 15:26

Lika: Mund të kishim fituar, u treguam të pakujdesshëm, nuk e nënvlerësuam

likaNë një prononcim për SuperSport, drejtori teknik i Kukësit, Hasan Lika u shpreh i pakënaqur nga loja e zhvilluar ndaj Vllaznisë në Pukë.

“Natyrisht që mund të kishim marrë dhe 3 pikët dhe pse sot nuk kemi zhvilluar një ndeshje të mirë. Për pakujdesi në momentet e fundit u ndëshkuam, nuk ruajtëm dot rezultatin.

Nuk ishim në lojën e rrjedhshme, në sigurinë as rrezikshmërinë, patëm probleme në ecurinë e lojës dhe shpesh herë u vendosëm në vështërsi. Duhej të ishim treguar më të kujdesshëm më të ftohtë, sepse u rrezikuam nga kundërshtarët. Ne nuk nënvlerësojmë asnjë ekip, pavarësisht  ku ndodhet në renditje. Dhe pse nuk ka marrë pikë në ndeshjet e tjera, Vllaznia ka luajtur shumë mirë. E kemi vlerësuar Vllazninë në maksimum pasi luan futboll të bukur dhe natyrisht nuk e kemi nënvlerësuar aspak”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"