Lika mban me këmbë në tokë skuadrën: Luftëtari nuk duhet të kënaqet me pak

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2018 | 14:16

Lika mban me këmbë në tokë skuadrën: Luftëtari nuk duhet të kënaqet me pak

Nga gjashtë janari, skuadra e Luftëtarit po vijon përgatitjet me dy seanca stërvitore në Antalia. Me synimin për të arritur misionin e qëndrimit në Superiore, stafi teknik po punon maksimalisht për të qenë sa më në formë.

dfgfgf

Trajneri i bluzinjve, Hasan Lika, një ditë përpara testit të dytë të bluzinjve kundër Malatiasporin, u shpreh se të gjithë lojtarët do të kenë shansin dhe mundësinë për të treguar vlerat e tyre në këto momente dhe për të dhënë garanci për të ardhmen.

“Do të luajmë ndeshjen e dytë miqësore dhe do të kërkojmë patjetër perfeksionimin e skuadrës në të gjitha aspektet. Stafi teknik dhe unë mbetemi të vendosur për t’u dhënë kohën dhe minutazhin e duhur të gjithë lojtarëve, të cilët duhet të tregojnë potencialin e tyre. Kushtet në të cilat po punojmë janë fantastike dhe besoj se askush nuk do të fliste ndryshe”, tha fillimisht Lika.

ffddf

Trajneri i bluzinjve, pavarësisht elozheve dhe fjalëve pozitive në këto momente, u kujton të gjithëve se ekipi është sërish në zonën e ftohtë dhe se duhet të luftojë për të arritur objektivat.

“Gjërat pozitive që bëmë në fund të kampionatit dhe përgatitjet aktuale nuk do të thotë se jemi super. Ne jemi sërish pjesë e zonës së ftohtë. Unë, si trajner i parë dhe ndihmësit e mi do të gabonim nëse do të ngopeshim me lugën bosh. Bëhet fjalë për qëndrimin në Superiore dhe ky objektiv është i vështirë për t’u arritur”, u shpreh për “Panorama Sport” trajneri i Luftëtarit.

lika

Ditën e sotme, në orën 15:00, skuadra e Luftëtarit do të zhvillojë ndeshjen e dytë miqësore përballë ekipit të Superligës turke Malatiaspor. Në sfidën e parë, ekipi shqiptar humbi 2-1 ndaj Trabzonsporit, por pavarë- sisht rezultatit dha sinjale pozitive dhe zhvilloi një lojë të kënaqshme. Tomor Shehu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"