Lika: Kontrata me Skënderbeun nuk ndikon te forma e Bregut dhe Abazajt, ja pse nuk shënon vlonjati
Trajneri i Luftëtarit, Hasan Lika, në intervistën pas ndeshjes për mikrofonin e “Superspor” u shpreh i lumtur për fitoren e sotme. Numri 1 i pankinës gjirokastrite foli për raportet jo të mira të mesfushorit vlonjat, Dejvi Bregu në sfidat e fundit si dhe tregoi se skuadra shpërblehet gjithmonë, pas çdo rezultati pozitiv.
Për ndeshjen…
“Nuk kemi qenë në lojën tonë të zakonshme, gjithsesi mendoj që kemi zhvilluar një ndeshje të mirë. Kemi qenë më fat te shënimi i golit. Kishim një kundërshtar të fortë, që në ndeshjen jashtë fushe është i rrezikshëm. Skuadra kërkonte të fitonte, nga një rëndesë psikologjike.”
Dejvi Bregu ka humbur të paktën 4 raste, çfarë po ndodh me të?
Psikologjik, sepse dëshira e madhe për të shënuar, e pengon. Duke kërkuar me ngulm, ai humbet qetësinë. Ka humbur besimin para portës. Është një lojtar që e ndjen shumë humbjen e rastit. Për këtë duhet të punojmë shumë
A ka shpërblim për skuadrën dhe ju nëse shkoni në Europë. A vjen nervozizmi i Bregut dhe Abazit për shkak të situatës të krijuar së fundmi te Skënderbeu?
Jo nuk mendoj. Disa futbollistë si Bregu dhe Abazaj, pavarësisht se kanë bërë kontratë me Skënderbeun të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që po japin maksimumin. Ata janë pjesë e Luftëtarit dhe në kemi rritje të lojës së tyre. E eliminoj këtë si mundësi. Për sa i përket shpërblimeve, ne kemi shpërblime gjithmonë. Skuadra shpërblehet gjithmonë që fiton.
Dje Pakult, tha e mora poshtë Kukësin dhe tashmë e kam në vendin e dytë, po ju çfarë mund të na thoni që jeni në vendin e katërt me Luftëtarin?
Unë mund të them që të gjithë së bashku, e kanë çuar skuadrën në këto pozita. Në një punë kur punohet të gjithë së bashku, arrihen rezultatet që kemi arritur ne. Natyrshëm ka edhe shumë ndeshje, na duhet të luftojmë.
Si një pjesëtar i familjes së Partizanit, sot të kuqtë kanë shkarkuar trajnerin Starova dhe stoli i është besuar Dalipit, a të josh ideja për tu bërë pjesë?
Unë jam trajneri i Luftëtarit, për momentin mendoj për Luftëtarin. Duke qenë luftëtar na takon të kemi diçka të kuq.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"