Lika: Jemi ekipi që humbasim më shumë raste, lojtarët nuk janë të qetë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2017 | 16:16

Lika: Jemi ekipi që humbasim më shumë raste, lojtarët nuk janë të qetë

Në intervistën pas ndeshjes, trajneri Hasan Lika, u shpreh se skuadra e tij nuk është e qetë, duke parë edhe pozicionin e skuadrës në renditje. Ai shtoi se lojtarët e tij humbin shumë raste para portës, dhe kjo jo si pasojë e fatit.

lika

Skuadra nuk u duk e qetë

Sigurisht pozicioni i skuadrës, apo dëshira për të marrë maksimumin, të prish punë edhe cilësinë e lojës. Edhe Laçi na krijoi vështirësi shpesh herë. Edhe për meritë të portierit kundërshtar, por mund të kishim shënuar më shumë. Tensioni na çon në këto momente kur nuk arrijmë të finalizojmë.

Hodhët një mbrojtës, dhe golit e përforcuat kur futët mbrojtës

Kur kundërshtari luan me 2-3 sulmues, duhen bërë ndryshime në mbrojtje. Edhe Lamçja kërkoi zëvendësim. Nga ana tjetër, gabuam tek momenti kur morëm golin.

Si ka mundësi që krijoni, por nuk shijoni? Çështje fati?

Nuk është çështje fati. Fati përdoret rëndom në futboll, por duhet të finalizojmë më shumë. Edhe lojtarët e sulmit, edhe të tjerët, bëjnë ato gjëra që bëjnë në stërvitje, por humbasim raste të pastra në ndeshje. Jemi skuadra që humbasim më shumë raste. Nuk na falet kjo gjë.

Goli i shpejtë ju prishi punë. Topi i dytë ishte problem për mbrojtësit tuaj.

Kundërshtari kishte forca të shumta në sulm, ndërsa ne vuajmë në repartin e mbrojtjes. Gjithashtu, humbasim raste në sulm. Këto janë problemet e skuadrës sime.

Nota për gjykimin e sotëm…

Zakonisht kur gjyqtarët e drejtojnë me tendencë ndeshjen, pyetja e tillë bëhet në fillim të intervistës. Fakti që e bëni në fund, do të thotë se nuk ka pasur rëndësi gjykimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"