Lika: Humbja me Partizanin na ka dëmtuar shumë, ndaj Kukësit duam të marrim maksimumin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2018 | 18:03

Lika: Humbja me Partizanin na ka dëmtuar shumë, ndaj Kukësit duam të marrim maksimumin

Luftëtari u ndal këtë javë teksa u mposht nga Partizani, pas një serie pozitive rezultatesh. Gjirokastritët duan të rikthehen sa më shpejt, që në takimin e nesërm ndaj Kukësit. Trajneri Lika e vlerëson rëndësinë e kësaj sfide, por thekson se ekipi i tij ka mundësinë të marrë maksimumin përballë verilindorëve.

Lika

“Ne vlerësojmë çdo takim, aq më tepër që nesër do të kemi përballë kampionët në fuqi të Shqipërisë. Kemi një ndeshje të fortë dhe të vështirë, pasi edhe kundërshtari kërkon të ruajë ecurinë e rezultateve pozitive. Gjithsesi, ne do të synojmë të marrim maksimumin e pikëve, sidomos në këto momente”, u shpreh Lika.

Trajneri i Luftëtarit theksoi se humbja me Partizanin i ka rënduar më shumë seç duhet bluzinjtë, pasi ka sjellë edhe dëmtime e lodhje te lojtarët e tij.

“Duket se humbja me Partizanin na ka dëmtuar më shumë seç duhet, pasi përveç rezultatit 3-0, ka sjellë edhe dëmtime lojtarësh te ne, ndërsa disa të tjerë janë të lodhur fizikisht dhe psikologjikisht dhe nuk do të jenë në maksimum. E rëndësishme është që të bëjmë zëvendësimet e duhura, për ta përballuar me sukses sfidën dhe për të marrë maksimumin, duke hedhur në fushë lojtarët me gjendjen më të mirë fizike dhe psikologjike”, deklaroi trajneri i Luftëtarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"