Lika: Fitore e vuajtur, dëshira për të shënuar ndikon në ecurinë e sulmuesve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2017 | 16:31

Lika: Fitore e vuajtur, dëshira për të shënuar ndikon në ecurinë e sulmuesve

Luftëtari arriti të triumfonte me rezultatin 2-0 ndaj Lushnjës, por për trajnerin Hasan Lika kjo ishte një fitore e vuajtur dhe ekipi toleroi shumë.

Lika

Në prononcimin për “Supersport” pas ndeshjes trajneri tregon se sulmuesit shpesh herë e teprojnë dhe kërkojnë ti zgjidhin vetë rastet.

Loja ndaj Lushnjës

“Duhet të kishim akoma më mirë pas shënimit të golit. Ekziston dëshira për të marrë pikë. Shpesh herë kjo gjë nuk interpretohet ashtu siç duhet. Sot kemi toleruar diçka. Në aksionet sulmuese nuk jemi treguar të suksesshëm. Ishte një fitore e vuajtur. Lushnja na vuri në vështirësi.”

11 shqiptarë në formacion

“Nuk është problemi i shqiptarëve, ne aktivizojmë gjithmonë lojtarë që do ta përballojnë kundërshtarin. Në duhet të jemi të thjeshtë për të marrë rezultatin.”

Problemet dhe mënyra e lojës

“Punojmë që të jemi të grupuar. Kemi qënë të zgjatur në momentin e kundërsulmit. Në mbrojtje kemi qënë më të kujdesshëm. Duhet të punojmë dhe të përmirësohemi në këtë drejtim. Duhet të jemi më efikas me topin dhe më të kujdesshëm kur nuk e kemi topin. Ne do të luajmë njësoj përballë çdo kundërshtari. Duhet të japim maksimumin në çdo moment. “

Mungesa e seriozitet ne finalizim

“Bregu, Abazaj dhe Lamçja kanë cilësi individuale. Shpesh herë kërkojnë ti zgjidhin vetë gjërat. Janë teknik dhe të shpejt. Ne po vazhdojmë po punojmë t’i realizojmë akoma me mirë. Dëshira për të shënuar ndikon në ecurinë e futbollistëve.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"