Lika e nis nga stoli, Tirana synon fitoren për elitën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2018 | 10:07

Lika e nis nga stoli, Tirana synon fitoren për elitën

Tirana ka mbyllur dje zyrtarisht përgatitjet dhe është gati për Pogradecin. Me mungesat e konfirmuara të Ngoosë, Sentamusë dhe Kërçikut, bardheblutë luajnë vetëm për të “vulosur” ngjitjen në Superiore. Kryeqytetasit do të tentojnë marrjen e një trepikëshi, që do të mbyllte matematikisht këtë kapitull.
formacioni
Ze Maria edhe dje zgjodhi që të mos fliste para ndeshjes, por njëherësh “bllokoi” edhe lojtarët. Braziliani ndoshta mund të hedhë në fushë një formacion surprizë sot, pasi të pakta i ka herët që nuk bën vendosje në fushë. E vetmja gjë që mund të thuhet është fakti që Ilion Lika do të jetë në pankinë kundër liqenorëve, ndërsa titullar e nis Abibi. Në mbrojtje do rreshtohen Doka-Turtulli-Cake-Hoxhallari, ndërsa në mesfushë treshja klasike. Sulmi i takon Grecës, Muçit dhe një mes Halilit dhe Bardhit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"