Lika-Dalipi/ Nesër rivalizojnë njëri-tjetrin, para 4 vitesh merrnin humbjen e fundit të Partizanit në derbi (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2018 | 15:57

Lika-Dalipi/ Nesër rivalizojnë njëri-tjetrin, para 4 vitesh merrnin humbjen e fundit të Partizanit në derbi (VIDEO)

Sa shumë gjëra mund të ndryshojnë në 4 vite. Nesër, Hasan Lika dhe Klevis Dalipi do të rivalizojnë njëri tjetrin në fushë, njëri si trajner i Luftëtarit dhe tjetri si trajneri i Partizanit.

ffd

Por, 4 vite më parë, ata bashkëpunonin te Partizani, njëri si trajner dhe tjetri si ndihmës i parë. Bashkëpunimi i tyre mori fund në 7 shkurt 2014. Çfarë ju kujton kjo datë?

grtfrhj

7 Shkurt 2014 rezulton si hera e fundit që Hasan Lika ka qenë në drejtim të Partizanit. Shkak për largimin e Likës nga të kuqtë u bë humbja 1-0 në derbi ndaj Tiranës. Dalipi ka qenë zv.trajner në atë takim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"