Lika: Çdo gjë varet nga ne, duam pjesëmarrjen në Kupat e Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2018 | 15:42

Lika: Çdo gjë varet nga ne, duam pjesëmarrjen në Kupat e Europës

Luftëtari është shumë afër pjesëmarrjes për herë të parë në Kupat e Europës. Gjirkoastritët ndodhen aktualisht në vendin e tretë dhe për të qenë të qetë duhet që këtë javë të marrin një rezultat pozitiv ndaj Skënderbeut. Ndoshta korçarët nuk do të zbresin në fushë më formacionin më të mirë, kjo pasi ata i kanë mbyllur llogaritë me kampionatin, duke e fituar atë.

hasan-lika
Sytë e korçarëve janë nga Kupa e Shqipërisë ku në finale gjejnë Laçin. Megjithatë trajneri me eksperiencë Hasan Lika nuk u zë besë verilindorëve dhe e cilëson një takim delikat. “Ndeshja e fundit është përballë tifozëve tanë dhe me një kundërshtar shumë të fortë që e ka fituar titullin. Pavarësisht se do të vijnë me ndonjë mungesë, do të jetë e vështirë, por ne si gjithmonë do të japim maksimumin tonë. Duam të dalim me sukses jo vetëm në këtë ndeshje, por edhe në takimin e fundit, për të realizuar objektivin tonë, pjesëmarrjen në Kupat e Europës.” , shprehet trajneri Lika.

miraka xhejms skenderbeu luftetari
Diferenca me vendin ndjekës, Partizanin është vetëm 3 pikë dhe një fitore do ta mbyllte historinë në favor të gjirokastritëve. “Ne jemi të përqendruar te vetvetja, çdo gjë varet nga ne. Nëse marrim rezultatin e duhur, s’kemi pse shohim nga kundërshtarët. Duam ta mbyllim sezonin me rezultate pozitive. Për ne kampionati mbaron në sfidën e fundit. Sigurisht që jemi përqendruar te Skënderbeu.”, përfundoi Lika.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"