Lika bën “diplomatin”: Thonë se nuk kemi rivalë, por pas çdo ndeshje gjërat vështirësohen

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 8, 2018 | 16:16

Lika bën “diplomatin”: Thonë se nuk kemi rivalë, por pas çdo ndeshje gjërat vështirësohen

Kapiteni i Vl laznisë, Gilman Lika, teksa vlerëson ritmin e deritanishëm të ekipit, kërkon që në fund të dy fazave të para, Vllaznia të ketë arritur shkëputjen e duhur për të siguruar ngjitjen në Superiore. Vllaznia ka zhvilluar deri tani një sezon mjaft pozitiv, duke arritur në tetë takime të marrë 7 fitore dhe vetëm një barazim. Duke shënuar 11 gola dhe pësuar vetëm dy, duke udhëhequr e shkëputur nga dy ndjekëset më ta afërta, Erzeni dhe Besëlidhja me 7 pikë. “Mendoj se situata që po kalojmë, nuk ka shumë vend për komente.

vllaznia uji

Nuk ka ku shkon më mirë ku në 8 takime kemi marrë 7 fitore dhe vetëm një barazim, ku edhe në atë sfidë duhet që të kishim fituar. Gjithsesi, e shikoj se nga takimi në takim, gjithçka do të jetë më e vështira. Rritet presioni ndaj skuadrave dhe ato do të bëjnë të pamundurën për të arritur te rezultati, duke përdorur të gjithë mënyrat. Prandaj, mund të them se duhet që të bëjmë më të mirën dhe maksimumin tonë në këto 10 takime të mbetura deri në fund të dy fazave të para që në fund të mos vuajmë. Vetë formula e kampionatit është e atillë që pikët përgjysmohen dhe nuk duhet që të lëmë çështjen e kalimit në Superiore që të varet nga një apo dy takime. Prandaj duhet të vazhdojmë me këtë ritëm në mënyrë që dy fazat e tjera t’i kemi më të lehta”, u shpreh Lika.

343566_TS_23-11-17_1411468862_

RIVALITETI – Nisur nga rezultatet e 8 javëve të para, duket se Vllaznia nuk ka rival, mirëpo i këtij mendimi nuk është kapiteni Lika. Sipas tij, të tri skuadrat që e ndjekin nga afër Erzeni, Besëlidhja e Dinamo janë rivalë të denjë. “Nuk them se nuk kemi rival. E dëgjoj andej-këndej një gjë të tillë, por jam i mendimit se Erzeni, por edhe Dinamo e Besëlidhja kanë skuadra të mira. Janë skuadra që të nxjerrin punë si në fushën e tyre, por edhe në fushën tënde. Por, e thashë edhe më lart se nëse ne nuk realizojmë atë objektiv që i kemi vënë vetes që të shkëputemi sa më shumë në dy fazat e para, atëherë me këta kundërshtarë do ta kemi të vështirë në dy fazat e tjera. Unë i vlerësoj si kundërshtarë dhe skuadra rivale për atë që kanë treguar deri tani, por të jem i sinqertë s’e kam besimin e plotë se nuk e vëmë në dyshim arritjen e objektivit që kemi”, vijoi kapiteni. Ndërkaq, shtyrja e takimit për ditën e hënë do të bëjë që tekniku Lika të prishë disa plane stërvitore. Ai tani do ndërtojë një tjetër plan stërvitor për dy ditët që do të ketë shtesë.

ADMIR URUÇI





www.minuta90.com