Lihet në harresë Kategoria e Parë, projektohet një tjetër edicion… fantazmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2018 | 11:17

Lihet në harresë Kategoria e Parë, projektohet një tjetër edicion… fantazmë

Nga viti në vit, Kategoria e Parë me këtë skemë ka prodhuar ndeshje pa vlerë, garë të përfunduar pa nisur mirë dhe skandale të panumërta. Mjaft të kthejmë sytë nga viti i fundit, kur për një fazë të tërë, shumica e skuadrave nuk kishin asnjë objektiv për të luajtur, apo edhe fakti që ekipet, të cilat siguronin mbijetesën në pesëshen e parë, e mbyllin sezonin me më pak pikë sesa ekipet që fazën e fundit luajnë për të mos rënë nga kategoria.

kategoria-e-pare-470x308-470x308-470x3081-470x3081-470x3081-470x308

E nëse gjithçka është prodhuar në një vit më parë, duhet të kish shërbyer si një sinjal alarmi për të gjetur mundësitë e ndryshimeve, deri më tani është lënë gjithçka në harresë, duke projektuar një tjetër edicion fantazmë dhe një kampionat mbushur me çudira, në dëm të qyteteve futbolldashëse dhe pa vlerë për kategorinë elitare në vendin tonë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"