Ligji për sportin/ Boçi: Po t’i lexosh e t’i krahasosh me gjendjen sot, të vjen një ndjenjë përzierje e pandarë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2018 | 19:42

Ligji për sportin/ Boçi: Po t’i lexosh e t’i krahasosh me gjendjen sot, të vjen një ndjenjë përzierje e pandarë…

Deputeti demokrat, Luçiano Boçi denoncon mungesën e vëmendjes, sipas tij, ndaj sportit në vend. Ai shprehet se sportistët elitarë vuajnë mos vlerësimin moral e financiar të shtetit. Kritika ka edhe për terrenet sportive, ndërsa për ligjin për sportin që u soll nga qeveria, thotë se nuk ka ndikuar me ndryshim pozitiv.

2017-08-06-08_47_14-Luciano-Boci-Windows-Photo-Viewer1

“Megjithëse u miratua me tam-tame, vetëm pas katër vitesh në qeverisje, Ligji për Sportin u paraqit sikur do sillte mrekullinë e tetë në Shqipëri. Ishte postjehona e europianit të kombëtares e pragzgjedhjesh dhe paragrafët e ligjit u shoqëruan me emfaza që po t’i lexosh e t’i krahasosh me gjendjen e sportit e sportisteve elitarë sot, te vjen një ndjenjë përzierje e pandarë. Sporti sot as financohet, (vetem) as mbështetet dhe për atë as nuk flitet, përjashto ndonjë mohikan. Në këtë derexhe është sporti”, shprehet deputeti demokrat përmes një shënimi në Facebook.

“Ndërsa ndërtimet e stadiumeve, apo ndonjë terreni, dukshëm nuk janë qarje zemre për të, por për ndërtuesin-klient të radhës”, shton.

“Rastet e përçmimit e mosvlerësimit të sportistëve elitarë janë të shumta. Po sjell sot vetëm një. Atë të Briken Caljes, i shpallur para pak ditësh qytetar nderi i Cërrikut. Brikeni Calja është peshëngritës i Ekipit Kombëtar që nga 2005. Prej 14 vitesh Kampion Kombëtar absolut. 18 Medalje ari europiane dhe 2 Medalje bronzi botërore. 1 medalje në Lojrat mesdhetare. Sportisti me rezultatet më të larta në Lojrat Olimpike. 2 here Kampion Europe në kampionatin e fundit në Rumani 2018. Kampion i trefishtë i Europës me 3 medalje Ari. Megjithëse ka lartësuar flamurin shqiptar, Brikeni nuk është pritur ende nga asnjë instutucion shtetëror, duke filluar nga Bashkia Tiranë, Ministria e Arsimit e Sportit, Kryeministria. Me e keqja është se Brikenin duan ta shpërblejnë vetëm për një medalje. Por as këto para nuk ja kanë dhënë prej 28 marsit, kur u shpall dhe Kampion Europe. Kjo është e vërteta e hidhur e sportistëve që vuajnë mosvlerësimin moral e financiar të shtetit të sotëm”, e mbyll reagimin e tij ligjvënësi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"