Ligji i Sportit dhe kriza e Flamurtarit, Libohova: Idrizi të pranojë kushtet ligjore dhe financiare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2020 | 18:08

Ligji i Sportit dhe kriza e Flamurtarit, Libohova: Idrizi të pranojë kushtet ligjore dhe financiare

Presidenti i Ligës së Futbollit Profesionist Edvin Libohova shprehet pesimist për sa i përket ndryshimeve në Ligjin nr.7892 për Sponsorizimet në kuadër të sponsorizimeve në veçanti për futbollin shqiptar. Kur kanë kaluar 1 vit nga tryeza e përbashkët qeveri-klubet e futbollit shqiptar, Libohova shton se nuk ka ndodhur asnjë ndryshim për sa i përket premtimeve të dhëna nga kryeministri Rama. 

edvin libohova

Për “Top Channel” zv/presidenti i FSHF-së shprehet se përcaktimi ligjor për tatim-fitimin për subjektet financuese të sportit në Shqipëri, i cili daton që prej vitit 1994 është i pakuptimtë sepse kufizon të drejtën e subjekteve financiare për të kontribuar për zhvillimin e sportit.

“Ne kufizojmë të drejtën e shumë subjekteve për të mbështetur sportin. Nuk është e thënë që ai që ka fitimin më të madh, ka dhe dëshirën më të madhe për të mbështetur sportin. Të drejtën për të dhënë autorizimin e ka Drejtori i Tatimeve, gjë që është e pakuptimtë”, deklaron Libohova.

Për sa i përket propozimeve për rimbursimin për subjektet e sportit, Libohova shprehet se është kërkuar që të vendoset 30% për tatim-fitimin, e cila sipas tij do të garantojë një trend normal të sigurimit të të ardhurave për sportin.

rama-1-750x430

“Ne kemi kërkuar 30% të tatim-fitimit. Rëndësi ka që kjo formulë të funksionojë, pra në kuadër të 2-3 viteve ti shikon që me këtë formulë, sporti mori një vit 7 milionë lekë, një vit tjetër 10 milionë lekë, 12 milionë, ky është një trend normal. Unë nuk pres që nëse ky ligj miratohet sot të disbursosh nga buxheti, pra nga tatim fitimi dhjetëra milionë”, nënvizon kreu i Ligës Profesioniste të Futbollit

Nga ana tjetër, Libohova foli dhe administratorin e klubit Flamurtarit Sinan Idrizi, i cili kërkon miratimin sa më shpejt të “Ligjit për Sportin”. Sipas Libohovës, çdo person që merr përsipër financimin apo administrimin e një klubi futbolli duhet të pranojë edhe kushtet financiare e ligjore të vendit.

idrizi

“Nëse ka marrë përsipër të drejtosh një klub futbolli apo sporti tjetër, ti e ke marrë në kuadër të legjislacionit ekzistues. Kur i ke hyrë këtij proçesi, ke thënë ky është ligji, këto janë çmimet, ky është tregu. Ti nuk mund të ndërtosh një biznes me ndryshimet e pritshmërivë ligjore, që mund të vijnë ose jo”, përfundoi zv/presidenti i FSHF-së dhe kreu i Ligës së Futbollit Profesionist Edvin Libohova.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"