“Ligji aktual është nul”, Artan Mërgjyshi: Bojkoti është i drejtë, qeveria po neglizhon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2020 | 22:40

“Ligji aktual është nul”, Artan Mërgjyshi: Bojkoti është i drejtë, qeveria po neglizhon

I ftuar në studion e emisionit “Sport News Plus”, trajneri i mirënjohur, Artan Mërgjyshi, foli për situatën aktuale në futbollin shqiptar. Sipas tij, ligji aktual i sportit është nul dhe duhet ligj tjetër. Mërgjyshi ia ve fajin qeverisë, që sipas tij po neglizhon.

MERGJYSHI

“Ligji ka që nga 1994 që nuk prodhon asgjë, është një ligj nul. Duhet një ligj tjetër, por qeveria e ka të vështirë, se do heqë lekë nga buxheti, por ato do të kthehen mbrapsh në forma të ndryshme. Duke u rritur niveli i sportit do të ketë më shumë punë dhe më shumë të ardhura në shtet. Qeveria po neglizhon, nuk po marrin parasysh as bojkotin që është mëse i drejtë.  Të ardhurat e vetme janë vetëm nga pjesëmarrja në Europë”, u shpreh ndër të tjera Mërgjyshi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"