LIGA UNIKE/ Skuadrat e Kosovës, leksione “falas” ekipeve të Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2021 | 19:55

LIGA UNIKE/ Skuadrat e Kosovës, leksione “falas” ekipeve të Shqipërisë

Liga Unike, kompeti cioni mbarëko mbëtar i basketbollit, ka mbyllur ndeshjet e javës së gjashtë të sezonit të rregullt. Një javë që u shënua nga dominimi i skuadrave nga Kosova të cilat siguruan 4 fitore bindëse në takimet kundër ekipeve nga Shqipëria.

liga unike

Golden Eagle Ylli shkatërroi në transfertë Tiranën në shifrat 71-103 (23-23, 19-29, 12-22, 17-29) dhe vazhdon të ruajë kreun e tabelës. Pas një periode të parë të ekuilibruar, më pas kampionët në fuqi të Ligës Unike e komanduan në çdo aspekt sfidën e zhvilluar në “Asllan Rusi”. Për skuadrën nga Theranda spikatën Henrik Sirko me 23 pikë e gjashtë asistime, Gëzim Morina me 14 pikë, 7 kërcime dhe 8 asistime, si dhe Erjon Kastrati me 22 pikë e 6 kërcime.

Për Tiranën më rezultativi në këtë takim ishte amerikani Clark, autor i 26 pikëve dhe 5 kërcimeve. Fitore bindëse mori edhe Rahoveci, që çmontoi Kamzën në shifrat 98-56 (31- 10, 25-8, 25-18, 17-20). Një ndeshje me sens unik, në të cilën skuadra kosovare bëri çfarë deshi në parket, ndërsa të besuarit e Eni Llazanit ishin të pafuqishëm për të reaguar.

Te Rahoveci u dalluan Milik Yarbrough me 15 pikë, 7 kërcime dhe 6 asistime, Cavon Baker me 19 pikë e 7 kërcime dhe Tyheim Monroe me 17 pikë e 12 kërcime. Ndërsa në radhët e Kamzës lojtari më i mirë ishte kapiteni Niko Thano, autor i 19 pikëve, 9 kërcimeve dhe 5 asisteve. Ditën e djeshme u luajtën dy takimet e mbetura.

kalendari

Prizreni gjunjëzoi në shtëpi Teutën, duke triumfuar me rezultatin treshifror 109-97 (23-33, 30-19, 24-24, 32-21). Pas periodës së parë në të cilën bregdetarët ishin më mirë, ku fituan me 10 pikë diferencë, më tej prizrenasit morën gjithçka në kontroll dhe realizuan përmbysjen. Hajdari me 23 pikë ishte lojtari më rezultativ për vendësit, të njëjtën kuotë pikësh e arriti edhe Bruce i Teutës.

Në ndeshjen e mbrëmjes Peja shkërmoqi Vllazninë në Shkodër në shifrat 76-101 (25-30, 15-19, 11-25, 25- 27). Pejanët ishin superiorë që nga fillimi e deri në fund dhe me këtë sukses pozicionohen në vendin e dytë, ndërsa shkodranët zhytën në fund të tabelës. Maxwell me 23 pikë dhe 9 kërcime ishte lojtari më i mirë për Pejën, ndërsa te Vllaznia basketbollisti më efikas ishte amerikani Davis, autor i 21 pikëve.

renditja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"