Liga Unike shpall formacionin e javës së gjashtë, Hajdari MVP

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2021 | 18:31

Liga Unike shpall formacionin e javës së gjashtë, Hajdari MVP

Liga Unike, eventi i përbashkët i basketbollit me skuadra nga Shqipëria dhe Kosova, mbylli në fundjavë takimet e javës së gjashtë të sezonit të rregullt. Në këto sfida ra në sy dominimi absolut i skuadrave të Kosovës, të cilat morën 4 fitore bindëse përballë ekipeve të Shqipërisë.

arti hajdari

Ndërkohë, siç është bërë traditë, organizatorët e Ligës Unike kanë shpallur lojtarin MVP si dhe formacionin më të mirë të javës. Arti Hajdari i skuadrës së Prizrenit është shpallur lojtari më i mirë i javës. Hajdari ishte vendimtar në suksesin që skuadra e tij shënoi kundër Teutës në shifrat 109- 97. Ai spikati me 35 pikë, 4 kërcime dhe 4 asistime. Ndërsa plot 12 pikë i realizoi në periodën e fundit.

Paraqitje të mirë kanë bërë edhe dy basketbollistët e Golden Eagle Yllit, Henrik Sirko dhe Gëzim Morina në duel ndaj Tirana Neptun. Sirko kontribuoi me 23 pikë, 4 kërcime dhe 6 asistime, ndërsa Morina me 14 pikë, 7 kërcime dhe 8 asistime duke u bërë pjesë e formacionit të javës, ashtu sikurse Stephen Maxwell i Pejës, i cili regjistroi 23 pikë, 9 kërcime dhe 3 asistime në triumfin që skuadra e tij arriti kundër Vllaznisë.

Top-5 plotësohet nga Tyheim Monroe i Rahovecit, i cili spikati në suksesin ndaj Kamzës, duke udhëhequr Vreshtarët me me 17 pikë, 12 kërcime dhe 2 asistime.

top 5

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"