Liga Unike hap sot javën e katërt, takime derbi në Shqipëri e Kosovë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2021 | 14:09

Liga Unike hap sot javën e katërt, takime derbi në Shqipëri e Kosovë

Liga Unike, kompeticioni i përbashkët i basketbollit me skuadra nga Shqipëria dhe Kosova, do të zhvillojë këtë fundjavë ndeshjet e javës së katërt, të vlefshme për sezonin e rregullt.

LIGA UNIKE

Dita e sotme rezervon dy takime derbi, me skuadrat kosovare dhe ato shqiptare që do të sfidojnë njëratjetrën. Takimi hapës do të jetë ai i orës 17:00, me Rahovecin që pret në fushën e tij Yllin. “Vreshtarët” janë në kërkim të suksesit të parë, teksa deri më tani numërojnë tri humbje.

Ndërkohë, kampionët në fuqi do të kërkojnë të reagojnë pas disfatës që morën një javë më parë në Durrës kundër Teutës. Ndërkohë, mjaft interesante parashikohet edhe sfida e mbrëmjes, teksa Kamza do të masë forcat me Teutën në orën 19:00. Të dyja ekipet regjistrojnë nga dy fitore dhe një humbje, por bregdetarët kanë pikavarazh më të mirë.

Liga Unike do të vijojë më pas me sfidat e të dielës, teksa fillimisht në orën 17:00, Prizreni do të përballet me Vllazninë në shtëpi, për të vazhduar më pas me takimin e orës 19:00, me Tiranën që sfidon kryesuesit e Pejës.

Kujtojmë që ky është edicioni i dytë i kompeticionit të përbashkët Shqipëri-Kosovë, ku ndryshe nga sezoni i kaluar, kur u mbajt me format “Final 8”, këtë herë do të zhvillohet me sezon të rregullt, për t’ia lënë më pas vendin fazës “play off”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"