LIGA UNIKE/ Goga Basket mposht Tiranën dhe shkon në gjysmëfinale, shkëlqen Hysenagolli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2021 | 20:06

LIGA UNIKE/ Goga Basket mposht Tiranën dhe shkon në gjysmëfinale, shkëlqen Hysenagolli

Në ndeshjen çerekfinale të Ligës Unike në basketboll, skuadra durraske, Goga Basket mposhti Tiranën me rezultatin e përgjithshëm 76-67.

basket

Ndeshja ishte e luftuar nga dyja ekipet, teksa deri në periodën e tretë rezultati ishte shumë i ngushtë. Në tre perioda Goga Basket arriti të dale triumfuese, 25-12, 23-15 dhe 18-14, ndërsa Tirana fitoi periodën e 3-të me rezultatin 10:-6.

Më i miri i ndeshjes për Goga Basket ishte Endrit Hysenagolli me 15 pikë e 8 kërcime në tabelë, kurse te Tirana, Erin Hasani me 12 pikë e 10 kërcime në tabelë.

Në raundin tjetër skuadra durrsake do të presë fituesin e çiftit, Sigal Prishtina-Golden Eagle Ylli, ku pritës i ndeshjeve  të fazave gjysmëfinale dhe finale do të jetë qyteti i Durrësit  në datat 13-14 prill.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"