Liga unike femra/ Prishtina shkatërron Partizanin, Penza mund Tiranën në “Asllan Rusi”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2021 | 14:28

Liga unike femra/ Prishtina shkatërron Partizanin, Penza mund Tiranën në “Asllan Rusi”

Liga Unike e basketbollit të femrave ka luajtur dje dy ndeshje të vlefshme për javën e katërt. Skuadra e Kosovës po konfirmojnë javë pas javë diferencat e mëdha me ekipet e Shqipërisë, të cilat duket qartë që nuk kanë kontingjentin e duhur të lojtareve për t’i përballuar të gjitha aktivitetet.

liga unike

Në sfidën e parë Prishtina shkatërroi Partizanin me rezultatin 95-62 (27-24, 28-14, 19-6, 18-18). Pas një periode të parë disi të ekuilibruar, më tej skuadra kosovare e dominoi totalisht sfidën, ndërsa Partizani ishte i pafuqishëm për të reaguar. Të kuqet e Ledina Koçit vijojnë të vuajnë mungesat, ndërsa me këtë kalendar të ngjeshur ndeshjesh grupi duket jo i plotë për ta përballuar sezonin.

Duke kaluar te paraqitjet individuale, te Prishtina u dalluan Sarah Mgbeike me 32 pikë e 18 kërcime, kapitenia Arbnore Përquku me 29 pikë, 10 kërcime dhe 7 asistime, si dhe Aisia Robertson me 17 pikë e 13 asistime.

tirana

Në radhët e Partizanit spikati Aida Palko me 18 pikë e 10 kërcime. Ndërkohë, në ndeshjen e mbrëmjes që u zhvillua në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, Penza triumfoi kundër Tiranës në shifrat 82-96 (16-24, 18-29, 24-22, 24- 21). Vajzat pejane krijuan një epërsi që në periodën e parë, për ta menaxhuar pa shumë problem deri në fund.

Te Penza u dalluan Rael Whitsitt me 32 pikë e 13 kërcime dhe Mia Long me 29 pikë, ndërsa për Tiranën lojtaret më rezultative ishin Klea Verri me 24 pikë, 5 kërcime dhe 7 asistime, Mirela Lugaj me 22 pikë e 6 kërcime dhe Enisa Qosja me 18 pikë e 3 kërcime.

renditja

A.DUSHKU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"