Liga kërkoi rikthimin në fushë pas përleshjeve në sfidën ndaj Nicës, flet presidenti i Marsejës: E papranueshme, siguria nuk ishte e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2021 | 12:10

Liga kërkoi rikthimin në fushë pas përleshjeve në sfidën ndaj Nicës, flet presidenti i Marsejës: E papranueshme, siguria nuk ishte e…

Në sfidën Nicë-Marsejë, ndodhi diçka e paprecedentë. Sulmuesi i Marsejës, Dimitri Paje në minutën e 74-të të sfidës u godit me shishe nga tifozeria vendase dhe më pas francezi e hodhi në drejtim të tyre. Pas pak sekondash Paje u gjend në mes turmës së tifozëve dhe lojtarët e Marsejës po mundoheshin që të përfundonin sa më shpejt këtë përleshje. Për këtë rast ka folur dhe presidenti i marsejezëve, Pablo Longoria nëpërmjet mikrofonave të “RMC Sports”, se Liga e futbollit kërkoi që sfida e cila u shtye, të vazhdohej, por sipas numrit një të klubit nga Marseja, ky rast ishte i paprecedentë dhe se siguria nuk ishte e garantuar:

nice marsej 2

Kemi vendosur të mos hynim më në fushën e blertë, pavarësisht se Liga na kishte thënë që të fillonim për të luajtur. Ajo që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ishte një precedent i papranueshëm.

Arbitri ishte dakort me ne, siguria duhej të ishte e garantuar. Liga vendosi ta rifillojë ndeshjen për një çështje të rendit publik, por për ne nuk ishte e pranueshme.

Kjo është arsyeja pse ne vendosëm të mos e rifillojmë lojën dhe të kthehemi në Marsejë.”, përfundoi Pablo Longoria.

Vlen të theksohet se Nicë-Marsejë u ndërpre si pasojë e dhunës së paprecedentë në minutën e 74-të të sfidës, e vlefshme për javën e tretë të Ligue 1.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"