Liga kundër “RTSH”, merr vendimin drastik. Nuk do i jepet e drejta për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2020 | 14:34

Liga kundër “RTSH”, merr vendimin drastik. Nuk do i jepet e drejta për…

Në mbledhjen e ditës së sotme, mes klubeve dhe Ligës Profesioniste, përveç vazhdimit të bojkotit, është marrë edhe një vendim tjetër drastik. Është vendosur që Liga të mos vazhdojë kontratën me “RTSH” për shkak të trajtimit që i është bërë problematikës aktuale në futboll, në emisionin “Rubrika Sportive”.

Duka-Liga

Pas takimit, Libohova për këtë çështje është shprehur: “Duke parë mënyrën sesi është transmetuar emisioni sportiv në RTSH, duke parë një qëndrim jo koherent dhe jo në favor të futbollit, Liga vendosi që të mos përsërisë kontratën për ‘higlights’ për këtë televizion.

Anëtarët e Ligës duke parë disa emisione me radhë, edhe atë të ditës së djeshme, unë konkretisht nuk e kam parë, por ata ishin të indinjuar për mënyrën se si është trajtuar problemi dhe për kërkesat që ka Liga ndaj futbollit. Shqetësimi ishte vetëm për emisionin sportiv dhe mënyrën se si është trajtuar çështja aktuale, që nuk është në përputhje me kërkesat e Ligës dhe futbollit.”, u shpreh Libohova

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"