“Liga e Kosovës, 10 vite larg nga Shqipëria”, Mazrekaj flet pa doreza: Vijnë lojtarë që nuk i marrin në Kategorinë Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2021 | 9:40

“Liga e Kosovës, 10 vite larg nga Shqipëria”, Mazrekaj flet pa doreza: Vijnë lojtarë që nuk i marrin në Kategorinë Superiore

Nga Kosova, Mentor Mazrekaj ngre në qiell Superioren, ndërsa thotë se kampionati kosovar është pas në çdo aspekt me atë të Shqipërisë. Sipas “Gazetaolle”, lojtari i Laçit ka folur në emisionin “Kampionët” për “Kanal 10”.

mazrekaj

Mazrekaj këtë e thotë pikërisht në momentin kur Superliga e Kosovës në futboll sa shkon e bëhet më e zjarrtë, ku kanë mbetur edhe 10 ndeshje deri në fund të fazës. Futbollisti nga Kosova që po shkëlqen në kampionatin shqiptar, Mentor Mazrekaj, vlerëson se futbolli i Kosovës është shumë prapa atij të Shqipërisë.

“Duke u nisur nga infrastruktura, stadiumet, kushtet dhe niveli i lojës, futbolli i Shqipërisë është 10 vite përpara atij të Kosovës”, deklaroi Mazrekaj. Lojtari i krahut të kurbinasve preku edhe temën e futbollistëve që lënë Shqipërinë për kampionatin kosovar.

Sipas tij, shumë pak janë ata që mund të vlejnë për rritjen e futbollit. “Në Kosovë vijnë lojtarë nga Shqipëria që janë në përfundim të karrierës dhe në Shqipëri nuk i marrin. Po them për shumicën nga ta”, tha Mentor Mazrekaj. Aktualisht, Ballkani është duke kryesuar Superligën së bashku me Dritën që kanë pikë të barabarta, kurse Prishtina është në vendin e tretë me një ndeshje më pak të zhvilluar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"