Postuar: Tetor 24, 2022 | 20:57
Liga e Konferencës/ UEFA i beson gjyqtarëve shqiptarë duelin e Vijarealit me…
UEFA vijon t’i besojë gjyqtarëve shqiptarë në Europë. Do të jetë arbitri nga kryeqyteti Juxhin Xhaja, ai që do të vendosë drejtësi në duelin e fazës së grupeve të Ligës së Konferencës, mes Vijarealit dhe izraelitëve të Hapoel Ber Sheva.
Kjo përballje do të luhet ditën e enjte në orën 18:45 në stadiumin “Estadi Ciutat de Valencia”. Bëhet me dije se Xhaja do të ndihmohet po nga tre gjyqtarë të tjerë nga Shqipëria. Asisteni i tij i parë do të jetë Nertil Bregasi, ndërsa asisten i dytë Dojanto Myftari. Arbitër i katërt ndërkohë do të jetë Kreshnik Barjamaj.
PANORAMASPORT.AL
