LIGA E KONFERENCËS/ Tunden 23 herë rrjetat në 9 ndeshjet e darkës. Mësoni të gjitha rezultatet dhe renditjet
Ndeshjet e sotme të darkës në Ligën e Konferencës kanë dhuruar një numër të madh golash, pasi është tundur rrjeta 23 herë në vetëm 9 ndeshje që kishin mbetur pa u luajtur.
Në fushë ishte Ballkani që u mund nga Slavia Pragë dhe i dha praktikisht lamtumirën kualifikimit, teksa kreun e grupit e mori skuadra që është mundur më parë nga kosovarët, Sivaspor.
Ndër rezultatet surprizë të mbrëmjes së sotme është humbja në shtëpi me shifrat 2-3 e Molde përballë Djugarden, ashtu si edhe barazimi 2-2 mes Bazelit dhe Zalgiris.
REZULTATET
GRUPI A
Harts-RFS 2-1
GRUPI B
Uest Hem-Silkeborg 1-0
GRUPI E
Dnjipro1-Apollon 1-0
GRUPI F
Molde-Djugarden 2-3
Shemrok Rovers-Gent 1-1
GRUPI G
Ballkani-Slavia Pragë 0-1
Sivaspor-Kluzh 3-0
GRUPI H
Bazel-Zalgiris 2-2
Slovan Bratislava-Pjunik Jerevan 2-1
PANORAMASPORT.AL
