LIGA E KONFERENCËS/ Shqiptarët me sytë nga Ballkani, ekipi i Ilir Dajës bën debutimin absolut në grupe. Ja sfidat e mbrëmjes së sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2022 | 14:30

LIGA E KONFERENCËS/ Shqiptarët me sytë nga Ballkani, ekipi i Ilir Dajës bën debutimin absolut në grupe. Ja sfidat e mbrëmjes së sotme

Sonte, Liga e Konferencës do të ngrejë siparin me 16 ndeshje në fazën e grupeve.

LIGA E KONFERENCES

Ky edicion, njësoj si ai i kaluari do të jetë sërish i veçantë pas finales së Tiranës, sepse këtë vit një ekip shqiptar do të garojë në fazën e grupeve në edicionin më të ri të UEFA-s.

Ballkani i Ilir Dajës do të bëjë debutimin absolut sonte në orën 18:45, ndaj rumunëve të CFR Kluzhit.

Në orën 18:45 do të zhvillohen gjithashtu edhe 7 sfida të tjera: Andërleht-Silkeborg, Austria e Vienës-Hapoel Ber Sheva, Fiorentina-RFS, Hërts-Bashakshehir, Nis-Këln, Slovacko-Partizan Beograd dhe Vijareal-Leç Poznan.

Në orën 21:00 do të luhen edhe 8 takimet e fundit të ditës: Bazel-Pjunik Jerevan, Dnipro-1-AZ Alkmar, Molde-Gent, Shamrok Rovers-Djurgardën, Sivaspor-Slavia Pragë, Slovan Bratislava-Zalgiris, Vaduz-Apollon dhe Uest Hem-FCSB.

NDESHJET E MBRËMJES SË SOTME NË FAZËN E GRUPEVE TË LIGËS SË KONFERENCËS –

EUC (1)

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"