Postuar: Gusht 3, 2022 | 22:28
Liga e Konferencës/ Përfundojnë 4 sfidat e turit të tretë, ja të gjitha rezultatet
U luajtën ditën e sotme 4 sfidat e vlefshme për turin e tretë të Ligës së Konferencës, ku në total u shënuan 6 gola.
Dy sfida përfunduan në barazim, ajo mes Rigës dhe Gil Viçentes dhe Volfsberger-Gzira. Ndërkohë në duelet e tjera, Viborgu bëri detyrën në shtëpi përballë skuadrës nga Ishujve Faroe B36 Torshavn, duke triumfuar me rezultatin e pastër 3-0.
Fitore me “aromë” kualifikimi edhe për rumunët e FCSB, përballë sllovakëve të Dun.Streda me rezultatin 0-1. Rezultat surprizë mund të konsiderohet padyshim barazimi në shtëpi i austriakëve të Volsberger ndaj maltezëve të Gzirës.
REZULTATET:
RIGA-GIL VIÇENTE 1-1
VIBORG-B36 Torshavn 3-0
VOLFSBERGER-GZIRA 0-0
DUN.STREDA-FCSB 0-1
PANORAMASPORT.AL
