LIGA E KONFERENCËS/ Olainka jep asist në minutën e 122-të, futbollisti i Kosovës humb penallti në eliminimin e Jang Bojs

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2022 | 23:29

LIGA E KONFERENCËS/ Olainka jep asist në minutën e 122-të, futbollisti i Kosovës humb penallti në eliminimin e Jang Bojs

Ndeshjet e sotme të Ligës së Konferencës kanë gëzuar tifozët shqiptarë të cilët në këtë edicion do ët shohin një skuadër shqiptare si Ballkani në fazën në grupe. Por përtej sfidës së fituar nga skuadra e Dajës, janë zhvilluar edhe shumë duele të tjera interesante.

CONFERENCE LIGUE

Kështu, kanë kaluar turin jo pa vështirësi skuadra me emër si Vijareal, Fiorentina, Uest Hem, Nica apo edhe Këlni, me këtë të fundit që u hedh të përmbyste ne transfertë hungarezët e MOL Fehervar pasi ishte mundur 1-2 në shtëpi..

Ndërkaq, Piter Olainka ka dhënë asist në minutën e 122-të të ndeshjes së Slavia Pragës ndaj Rakov, duke ndihmuar ekipin të fitonte 2-0 dhe siguronte grupet.

I pafat ishte Donat Rudhani, pasi futbollisti i Kosovës gaboi nga pika e bardhë në ndeshjen që pa Jang Bojs të eliminohej me penallti përballë Anderlehtit.

REZULTATET
AIK-Slovaçko 0-1
Bazel-CSKA Sofje 2-0
CFR Kluzh-Maribor 1-0
Hapool Ber Sheva-U. Kraiova 1-1 (4-3 P)
MOL Fehervar-Këln 0-3
Slavia Pragë-Rakov 2-0
Tuente-Fiorentina 0-0
Viborg-Uest Hem 0-3
Viking-FCSB 1-3
Volfsberger-Molde 0-4
Anderleht-Jang Bojs 0-1 (3-1 P)
Ballkani-Shkupi 1-0
Hamrun-Partizan 3-3
Nicë-Makabi Tel Aviv 2-0
Dudelanzh-Leç Poznan 1-1
Sllovan Bratislava-Zrinjski 2-1 (6-5 P)
Antverp-Bashakshehir 1-3
Linfilld-RFS 1-1 (2-4 P)
Zhil Visente-AZ Alkmar 1-2
Hajduk-Vijareal 0-2
Rapid Vjenë-Vaduz 0-1
*Të theksuara skuadrat e kualifikuara

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"