LIGA E KONFERENCËS/ Një tjetër shqiptar pas Asllanit kërkon finalen europiane, ja kur luhen dy sfidat e sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2023 | 10:35

LIGA E KONFERENCËS/ Një tjetër shqiptar pas Asllanit kërkon finalen europiane, ja kur luhen dy sfidat e sotme

Këtë sezon duket se mund të jenë edhe shqiptarët pjesë e finaleve të tri kompeticioneve UEFA. Nëse Kristjan Asllani ka arritur atë të Ligës së Kampioneve me Interin e Marash Kumbulla dhe Roma e tij do ta tentojnë atë të Ligës së Europës, sot në mbrëmje mund të jetë edhe Taulant Xhaka një finalist, i Ligës së Konferencës.

LIGA E KONFERENCES

Zviceranët e Bazelit bënë surprizën e madhe javën e kaluar, kur përmbysën Fiorentinën në “Artemio Franki”, madje me Xhakën që nisi edhe aksionin e golit të barazimit.

Por për të kompletuar veprën nevojitet një sforco e fundit mbrëmjen e sotme në shtëpi, me ish-mesfushorin e Kombëtares së Shqipërisë që do të arrinte ndoshta objektivin më të madh të karrierës së tij, në rang klubesh. Gjithsesi, Fiorentina është një kockë e fortë dhe do të duhet një ndeshje perfekte.

Ndërkohë, në gjysmëfinalen tjetër, Uest Hemi duket shumë herë më i fortë sesa AZ Alkmar, të cilën e përmbysi shumë lehtë në shtëpi (2-1). Por stadiumet holandeze janë gjithmonë tepër të nxehtë, prandaj për formacionin anglez nevojiten nerva të forta, nëse duan që të mos djegin parashikimin e fillimsezonit të Ligës së Europës, ku ata shiheshin mes favoritëve për fitoren finale.

BAZEL – FIORENTINA (2-1) 21:00

AZ ALKMAR – UEST HEM (1-2) 21:00

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"