LIGA E KONFERENCËS/ Lumë golash dhe surpriza, mësoni të gjitha rezultatet e turit të tretë dhe skuadrat e kualifikuara në “play off”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2022 | 23:55


LIGA E KONFERENCËS/ Lumë golash dhe surpriza, mësoni të gjitha rezultatet e turit të tretë dhe skuadrat e kualifikuara në “play off”

U luajtën mbrëmjen e sotme të gjitha sfidat e kthimit të raundit të tretë të Ligës së Konferencës, ku nuk munguan surprizat dhe golat me shumicë. Padyshim që “blofi” më i madh ishte kualifikimi i maltezëve të Hamrun, ndaj Levskit të Sofies, ndërkohë që edhe Koniaspori i shqiptarëve, zhgënjeu në shtëpi duke u eliminuar nga Vaduzi.

liga e konferencecs

Një triumf historik arriti edhe Ballkani i Ilir Dajës, që iu fal penalltive ndaj Klaksvik. Ndryshe nga Ballkanit, fati nuk i buzëqeshi tetovarëve të Shkëndijës, që u eliminuan me penallti nga AIK. Goleadën e mbrëmjes e realizoi AZ Alkmar, që shënoi plot 7 herë në portën e Dundes. Për më tepër shikoni të gjitha rezultatet dhe skuadrat e kualifikuara për më tej.

Petrokub – Fehervar 1-2 (0-5)
Tobol – Zrinjski- 1-1 (0-1)
AZ Alkmar – Dandi 7-0 (0-1)
Vitória Gimaraesh- Hajduk Split 1-0 (1-3)
Jang Bojz – KuPS  3-0 (2-0)
Hibernians – RFS- 1-3 (1-1)
Rakov  – Spartak Trnava 1-0 (2-0)
Anderleht  – Paide 3-0 (2-0)
CFR Kluzh  – Shakhtior Soligorsk 1-0 (0-0)
Kisvarda – Molde 2-1 (0-3)
Kyzylzhar – APOEL 0-0 (0-1)
Panathinaikos – Slavia Pragë 1-1 (0-2)
Shkëndija Tetovë – AIK– 1-1 (1-1) me penallti
St. Patriks  – CSKA Sofje 0-2  (1-0)
Antverp – Lilestrom  2-0 (3-1)
Aris  – Makabi Tel Aviv  2-1 (0-2)
Rapid Vjenë  – Neftçi Baku 2-0 (1-2)
Sligo Rovers – Viking 1-0 (1-5)
Universitatea Kraiova  – Zoria Luhansk 3-0 (0-1)
Levski Sofje  – Hamrun- 1-2 (1-0) me penallti
Ki Klaksvík – Ballkani 2-1 (2-3) me penallti
Tuente – Çukariçki 4-1 (3-1)
Hapoel Ber Sheva  – Lugano 3-1 (2-0)
Djurgarden – Sepsi  3-1 (3-1)
Koniaspor – Vaduz  2-4 (1-1)
Bazel – Brondbi 2-1 (0-1) me penallti
Leç Poznan – Víkingur 4-1 (0-1)
Bashakshehir – Breidablik 3-0 (3-1)

Në kllapa rezultatet e sfidave të para

Me bold skuadrat e kualifikuara për më tej