LIGA E KONFERENCËS/ Lacio ia del me Hysajn titullar, Sherifi shtang Partizanin në mes të Beogradit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2023 | 20:48

LIGA E KONFERENCËS/ Lacio ia del me Hysajn titullar, Sherifi shtang Partizanin në mes të Beogradit

U luajtën duke filluar nga ora 18:45, katër duelet e kthimit të fazës së 1/16-ave të Ligës së Konferencës ku nuk munguan surprizat.

LACIO

Italianët e Lacios, arritën të siguronin një biletë për më tej, teksa barazuan në transfertë ndaj Kluzhit të Ermal Krasniqit. Triumfi 1-0 i lacialëve në ndeshjen e parë, bëri që skuadra e Sarrit të vijojë aventurën për më tej. Edhe në këtë duel titullar në radhët e Lacios u aktivizua mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, që bëri një paraqitje dinjitoze.

Supriza e këtyre dueleve ishte padyshim humbja 1-3 e Partizanit të Beogradit në shtëpi ndaj Sherif Tiraspol. Serbët fituan në ndeshjen e parë, me rezultatin minimal 0-1, teksa u mposhtën në të kthimit, duke sjellë eliminimin.

Në sfidën tjetër mes Dnipros dhe AEK Larnakës, ishin qipriotët që u kualifikuan për më tej. Dueli i sotëm mes këtyre dy skuadrave u mbyll në barazim pa gola, teksa në të parin fitoi AEK Larnaka me rezultatin 1-0.

Për sa i përket përballjes mes Anderleht dhe Ludogorets, ky takim iu drejtua minutave shtesë. Pasi në sfidën e parë fituan bullgarët me rezultatin 1-0, ndërkohë në sfidën e kthimit triumfuan belgët me rezultatin 2-1. Ndërkohë ishte skuadra e Anderlehtit që kaloi më tej me penallti, duke triumfuar 3-0 nga gjuajtja e 11 metërshave.

REZULTATET

FT: ANDERLEHT – LUDOGORETS 2-1 (0-1)
13′ Slimani, 68′ Versheren / 71′ Igor Tiago

FT: KLUZH – LACIO 0-0 (0-1)

FT: DNIPRO – AEK LARNAKA 0-0 (0-1)

FT: PARTIZAN B. – SHERIF TIRASPOL 1-3 (1-0)
14′ Menig / 21′ (p) Badolo, 45’+1′ (p), 47′ Diop 

FORMACIONET ZYRTARE

ANDERLEHT – LUDOGORETS 18:45 (0-1)

dfsdfsdfsdfd

KLUZH – LACIO 18:45 (0-1)

sdfsdsdfdsfsdf

DNIPRO – AEK LARNAKA 18:45 (0-1)

sadsadsadsadsasd

PARTIZAN B. – SHERIF TIRASPOL 18:45 (1-0)

sdasdsadsadsadsa

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"