LIGA E KONFERENCËS/ Lacio gjen skuadrën holandeze, short i mëshirshëm për Uest Hemin. Mësoni të gjitha sfidat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2023 | 22:49

LIGA E KONFERENCËS/ Lacio gjen skuadrën holandeze, short i mëshirshëm për Uest Hemin. Mësoni të gjitha sfidat

Liga e Konferencës, ashtu si ajo e Europës, ka mësuar 8 sfidat e saj të fazës së 1/8-ave.

LIGA E KONFERENCES

Lacio do të ndeshet me AZ Alkmarin, një duel tepër i fortë, ku të dyja skuadrat do të tentojnë të fitojnë dhe të shkojnë deri në finale.

Goglat u dukën të mëshirshme me Uest Hemin, që do të ketë përballë AEK Larnacën, ndërsa Vijareali do të ndeshet me Anderlehtin.

Fiorentina “peshkoi” Sivasporin, ndërsa Bazeli i Taulant Xhakës do të luajë kundër Slovan Bratislavës.

NDESHJET:

AEK Larnaca – Uest Hem

Fiorentina – Sivaspor

Lacio – AZ Alkmar

Leç Poznan – Djurgarden

Bazel – Slovan Bratislava

Sherif – Nis

Anderleht – Vijareal

Gent – Bashakshehir

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"