LIGA E KONFERENCËS/ Lacio e Hysajt përballë ekipit që luajti ndaj Ballkanit, short i vështirë për Sherif Tiraspolin e Regi Lushkjes. Ja të gjitha sfidat
Është hedhur në orën 14:00, në Nion të Zvicrës, shorti i Ligës së Konferencës, teksa edhe në turneun më të ri të UEFA-s do të ketë një fazë më shumë, 1/16-at.
Edhe në Ligën e Konferencës do të ketë përballje interesante, teksa Lacio e Elseid Hysajt do të sfidojë ekipin ku Ballkani i Ilir Dajës u ndesh në fazën e grupeve, CFR Kluzh.
Fiorentina u shortua me portugezët e Bragës. Goglat i rezervuan përballje të vështirë Sherifit të Tiraspolit të Regi Lushkjes, teksa do të sfidojnë Ludogoretsin.
Një tjetër duel interesant është ai mes Trabzonsporit dhe Bazelit.
SHORTI –
KARABAG – GENT
TRABZONSPOR – BAZEL
LACIO – CFR KLUZH
BODO/GLIMT – LEÇ POZNAN
BRAGA – FIORENTINA
AEK LARNAKA – DNIPRO-1
SHERIF TIRASPOL – PARTIZAN BEOGRAD
LUDOGORETS – ANDERLEHT
SKUADRAT DHE VERDIKTET E LIGËS SË KONFERENCËS –
BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL
