LIGA E KONFERENCËS/ Fiorentina kualifikohet mes “drithërimash”, holandezët i kalojnë penalltitë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2023 | 20:41

LIGA E KONFERENCËS/ Fiorentina kualifikohet mes “drithërimash”, holandezët i kalojnë penalltitë (VIDEO)

Fiorentina është kualifikuar në gjysmëfinalen e Ligës së Konferenës mes drithërimash.Collage Maker-20-Apr-2023-05-42-PM-6113

Edhe pse në ndeshjen e parë fituan 4-1, dueli i kthimit rezultoi shumë i fortë për italianët. Miqtë zhbllokuan sfidën në minutën e 9’ dhe në të 65’ dyfishuan shifrat.

Në minutën e 69’ ata shënuan dhe të tretin duke vënë në rrezik kualifikimin e Fiorentinës. Por festa e tyre zgjati shumë pak pasi italianët shënuan 2 gola, duke kaluar në gjysmëfinale me rezultatin e përgjithshëm 6-4.

Ndërkohë, ndeshja tjetër e pasdites është mbyllur me penalti, pasi AZ Alkmar barazoi me fitoren 2-0 rezultatin e ndeshjes së parë ndaj Anderleht. Holandezët u treguan të saktë nga pika e bardhë duke triumfuar 4-1.

FIORENTINA 2-3 LEH POZNAN (4-1) 

78’Sotil, 90’+2′ Kastrovili/ 9′ Souza, 65′ Velde (P), 69′ Karistom

GOLI I KASTROVILIT

GOLI I SOTILIT

23

 

AZ ALKMAR 2- 0 ANDERLEHT (0-2) (4-1 P)

4′ (P), 14′ Pavlidis1PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"