LIGA E KONFERENCËS/ Ballkani pret Sivasporin, Daja: Ja pse nesër do të jetë më e vështirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2022 | 18:10

LIGA E KONFERENCËS/ Ballkani pret Sivasporin, Daja: Ja pse nesër do të jetë më e vështirë

Ballkani do të presë në “Fadil Vokrri” Sivasporin në ndeshjen e raundit të katërt në grupe të Ligës së Konferencës.

ilir daja

Në konferencën përpara sfidës, trajneri i kampionëve të Kosovës, Ilir Daja, u shpreh se kjo përballje do të jetë më e vështirë se ajo në Turqi, pasi rivalët do të kërkojnë revanshin.

“Presim të jetë një ndeshje akoma më e vështirë sesa në Turqi. Ata vijnë nga një fitore në kampionat dhe këtu do të kërkojnë revanshin ndaj nesh. Neve na bën më të fortë, për shkak se Sivaspori dhe ekipet e tjera në grup kanë më shumë eksperiencë”, u shpreh Daja.

Gjithashtu foli dhe mesfushori i Ballkanit, Qëndrim Zyba, i cili u shpreh: “Na pret një ndeshje mjaft e vështirë, kundërshtari ka kualitet. Do të jemi maksimalisht të përqendruar që të gëzojmë të gjithë sportdashësit kosovarë dhe shqiptarë, por e dimë që na pret një ndeshje mjaft e vështirë. Trajneri na shton besimin kur na jep detyra që t’i sulmojmë skuadrat. Kemi më shumë freski në ndeshje. Trajneri na ndihmon shumë në vetëbesim dhe çdo gjë tjetër”.

Momentalisht Ballkani qëndron në vendin e parë të grupit G, me 4 pikë, aq sa dhe tre ekipet e tjera, por golavarazhi favorizon kampionët e Kosovës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"