LIGA E KONFERENCËS/ Ballkani në kërkim të ëndrrës në “Fadil Vokrri”, mësoni sfidat e mbrëmjes së sotme
Liga e Konferencës do të zhvillojë mbrëmjen e sotme ndeshjet e pesta të fazës së grupeve.
Në orën 18:45 do të luajnë: Anderleht-FCSB, Austria e Vienës-Leç Poznan, Fiorentina-Bashakshehir, Nisë-Partizan Beograd, Slovacko-Këln, Vaduz-AZ Alkmar, Vijareal-Hapoel Ber Sheva.
Në orën 21:00 do të jetë radha e Ballkanit të Ilir Dajës që duan fitoren ndaj Slavia Pragës në stadiumin “Fadil Vokrri” për të mbajtur gjallë shpresat e një kualifikimi për në raundin e 1/8-ve.
Në orën 21:00 do të luhen edhe 8 sfida të tjera: Bazel-Zalgiris, Dnipro-1-Apollon, Harts-RFS, Molde-Djugarden, Shamrok Rovers-Gent, Sivaspor-CFR Kluzh, Slovan Bratislava-Pjunik Jerevan, Uest Hem-Silkeborg.
NDESHJET E MBRËMJES SË SOTME NË LIGËN E KONFERENCËS –
BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL
