LIGA E KONFERENCËS/ Ballkani luan në “Fadil Vokrri” për historinë, në fushë edhe Uest Hem e Fiorentina. Ja sfidat e sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2022 | 8:48

LIGA E KONFERENCËS/ Ballkani luan në “Fadil Vokrri” për historinë, në fushë edhe Uest Hem e Fiorentina. Ja sfidat e sotme

Liga e Konferencës luan raundin e saj të katërt në grupe, me përballjet interesante që nuk mungojnë.

LIGA E KONFERENCES

Takimi që bie në sy është padyshim ai midis Ballkanit dhe Sivasoporit, i cili do të luhet në “Fadil Vokrri”, në orën 21:00. Trajneri Daja e ka cilësuar këtë përballje si më të vështirë se ajo që u luajt në Turqi dhe kërkohet përqëndrim maksimal.

Një fitore e mundshme e kampionëve të Kosovës, do të thoshte një hap në raundin tjetër, që do të ishte vërtet historike për futbollin kosovar dhe atë shqiptar.

Në fushë gjithashtu zbresin edhe pretendentët e këtij kompeticioni.

Uest Hem pret në shtëpi Anderlehtin, me anglezët që do të mjaftoheshin me një barazim për të siguruar kualifikimin në raundin tjetër.

Fiorentina pret në shtëpi Hërts, ndërsa Vijarreali do të luajë në transfertë përballë Austrisë së Vienës.

0

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"