LIGA E KONFERENCËS/ Ballkani e mbyll me Kluzhin, në fushë dhe Fiorentina me Vijarealin. Ja sfidat e mbrëmjes së sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2022 | 9:35

LIGA E KONFERENCËS/ Ballkani e mbyll me Kluzhin, në fushë dhe Fiorentina me Vijarealin. Ja sfidat e mbrëmjes së sotme

Liga e Konferencës luan ndeshjet e saj të fundit për sa i përket fazës së grupeve, ku ende disa ekipe luajnë për t’u kualifikuar në fazën tjetër.

LIGA E KONFERENCES

Ballkani i Ilir Dajës do të mbyllë eksperiencën e vet të shkëlqyer europiane këtë sezon me ndeshjen e fundit në Ligën e Konferencës, sot kundër rumunëve të Kluzhit. Një ndeshje që nuk ka më rëndësi sa i përket të ardhmes së kampionëve të Kosovës, të cilët nuk kanë më shanse për të avancuar përtej fazës së grupeve.

Në fushë gjithashtu zbresin dhe skuadra si Fiorentina, Vijareali dhe Uest Hemi, me pretendentët që e kanë siguruar kualifikimin për në fazën e ardhshme.

Capture

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"