LIGA E KONFERENCËS/ 5 skuadra shqiptare kërkojnë kualifikimin, ja sfidat e mbrëmjes së sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2022 | 14:43

LIGA E KONFERENCËS/ 5 skuadra shqiptare kërkojnë kualifikimin, ja sfidat e mbrëmjes së sotme

Sot do të zhvillohen ndeshjet e kthimit të turit të dytë të Ligës së Konferencës, teksa në fushën e blertë në mbrëmje do të zbresin 5 skuadra shqiptare.

LIGA E KONFERENCES

Ekipi i parë shqiptar që do të luajë mbrëmjen e sotme është Vllaznia, e cila në orën 19:30 do të ketë përballë Universitatea Kraiovën në transfertë.

Ndeshja e parë ka përfunduar me barazimin 1-1, teksa ky duel do të transmetohet drejtpërdrejt në platformën “TIBO” në “OverSport 1”.

Në orën 20:00, Laçi do të presë në stadiumin “Elbasan Arena” ekipin e Petrokubit. Takimi i parë ka përfunduar me shifrën e bardhë 0-0 teksa kjo sfidë do të transmetohet direkt në platformën “DigitAlb” në “SuperSport 3”.

Në orën 20:00, e ka radhën dhe Shkëndija, e cila kërkon të ruajë fitoren e ndeshjes së parë me rezultatin 2-1 ndaj Valmierës. Ky takim do të transmetohet direkt në “DigitAlb” në “SuperSport 4”.

Në po të njëjtën orë, Drita do të sfidojë në shtëpi belgët e Antverpit. Dueli i parë përfundoi me shifrat 0-0 dhe takimi i mbrëmjes së sotme do të transmetohet drejtpërdrejt në “DigitAlb” në “SuperSport 1”.

Në orën 21:00 do të zbresin në fushë kampionët e Shqipërisë, Tirana, e cila do të kërkojë kualifikimin në Mostar ndaj Zrinjskit. Takimi i parë përfundoi me rezultatin minimal 0-1 për boshnjakët, teksa ndeshja e sotme do të mund ta ndiqni direkt në “DigitAlb” në “SuperSport 2”.

NDESHJET E MBRËMJES SË SOTME NË LIGËN E KONFERENCËS –

ND (1)

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"