LIGA E KONFERENCËS/ 27 gola në 8 ndeshje! Sa shumë surpriza, festë Vijareali dhe Fiorentina. Ja të gjitha rezultatet dhe renditjet
U luajtën duke filluar nga ora 18:45, tetë përballjet e vlefshme për grupet e Ligës së Konferencës ku nuk munguan surprizat, teksa u shënuan plot 27 gola.
Spikasin fitoret e Fiorentinës dhe Vijarealit, ndërkohë që surprizë mund të konsiderohet suksesi i arritur nga Apollon Limasol, Partizani i Beogradit dhe Kluzhit, respektivisht ndaj AZ Alkmarit, Këlnit dhe Slavias së Pragës. Ndërkohë plot 6 gola u shënuan në duelin ndaj Slovan Bratislavës dhe Bazelit, ku ishte titullar dhe Taulant Xhaka. Te zviceranët rrugën e rrjetës e gjeti Andi Zeqiri në minutën e 72-të.
REZULTATET:
GRUPI A
Bashakshehir – RFS 3-0
Fiorentina – Harts 5-1
GRUPI C
Austria Vjenë – Vijareal 0-1
GRUPI D
Partizan Beograd – Këln 2-0
GRUPI E
Apollon – AZ Alkmar 1-0
GRUPI F
Djurgarden – Gent 4-2
GRUPI G
CFR Kluzh – Slavia Pragë 2-0
GRUPI H
Sllovan Bratislava – Bazel 3-3
PANORAMASPORT.AL
