Liga e Kombeve sjell lajme të hidhura për Juventusin, dëmtohet mesfushori…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2018 | 20:28

Liga e Kombeve sjell lajme të hidhura për Juventusin, dëmtohet mesfushori…

Ditën e sotme skuadra e Bosnjes është përballur me Irlandën e Veriut në kuadër të Ligës së Kombeve. Por ajo që tërhoqi vëmendjen në këtë ndeshjes përveç rezultatit 1-2 në favor të boshnjakëve, ishte largimi para kohe i lojtarit të Juventusit, Miralem Pjaniç.

Pjanic

Pas ndeshjes trajneri i Bosnjes u shpreh: “Pjanic e kërkoi ndërrimin sepse u dëmtua. Për momentin nuk mund të them cila është shkalla e dëmtimit dhe nëse do të luajë apo jo në ndeshjen tonë të radhës.” Pra nëse do të mungojë për një kohë të gjatë apo vetëm për një ndeshje kjo do të mësohet ditën e nesërme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"