LIGA E KOMBEVE/ Shqipëria me shumë fat, Kosova ka punë me rivalë të vështirë, ja kundërshtarët tanë dhe të “Dardanëve”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2020 | 0:34

LIGA E KOMBEVE/ Shqipëria me shumë fat, Kosova ka punë me rivalë të vështirë, ja kundërshtarët tanë dhe të “Dardanëve”

Shqipëria dhe Kosova shmangin përballjen me njëra-tjetrën në Ligën e Kombeve.

Shqiperi-Kosove

Në shortin që u mbajt në Holandë, kombëtarja jonë është vendosur në grupin 4, Liga C së bashku me Kazakistanin, Bjellorusinë dhe Lituaninë. Duke parë rivalët, Kombëtarja kuqezi ka shanse të mëdha për të kaluar fazën e parë.

Nga ana tjetër Kosovës nuk i buzëqesh fati në shortin e Ligës së Kombeve. “Dardanët” u caktuan në grupin 3 të Ligës C me Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë.

Ndryshe nga Shqipëria, Kosova ka përballë rivalë të vështirë si Greqinë dhe Sllovenët, por rezultatet pozitive në dy vitet e fundit rrisin besimin se Kosova mund të përsërisë një tjetër paraqitje pozitive njësoj si sezonin e kaluar të Ligës së Kombeve.

LIGA C

GRUPI 3 

Sllovenia

Moldavia

Kosova

Greqia

GRUPI 4

Lituania

Kazakistani

Bjellorusia

Shqipëria

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"