Liga e Kombeve/ Shqipëria humbi 1.1 milionë euro, në rrezik edhe 400 mijë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2018 | 9:57

Liga e Kombeve/ Shqipëria humbi 1.1 milionë euro, në rrezik edhe 400 mijë

Shqipëria gjendet në Ligën C të Ligës së Kombeve dhe për këtë, shpërblimet e UEFA-s janë jo pak të konsiderueshme. Pjesëmarrja në këtë turne, për skuadrat e kësaj lige, shpërblehen diçka më shumë sesa me 1.1 milionë euro. Kjo është shifra e shpërndarë nga UEFA, sa i përket të drejtës televizive dhe menaxhimit të këtij kompeticioni.

Shqiperia

Jo vetëm kaq, por skuadra që renditet e para në çdo grup, ka mundësinë që të marrë edhe një herë kaq, pra më shumë se 1.1 milionë euro të tjera. Kjo e dyta është thuajse e pamundur për Shqipërinë, pasi nevojitet një fitore 4-0 ndaj Skocisë dhe më tej që Skocia të mundë minimalisht 1-0 Izraelin. Duke qenë se objektivi i Shqipërisë ishte kualifikimi, atëherë mund të thuhet edhe se dështon objektivi. Mirëpo, nuk mbaron me kaq.

Paraqitjet e deritanishme të përfaqësueses kanë vënë në rrezik edhe qëndrimin në Ligën C. Kjo, për shkak se në rast të një rezultati të ndryshëm nga fitorja ndaj Skocisë, atëherë Shqipëria rrezikon të dalë në vend të fundit në grup dhe për pasojë të bjerë në Ligën D për edicionin e ardhshëm.

Renditja

Kjo bën që kuqezinjtë të humbasin edicionin e ardhshëm edhe rreth 400 mijë euro, pasi ekipet pjesëmarrëse në Ligën D përfitojnë rreth 800 mijë euro. Për të mos përmendur që në rast rënie në Ligën D, kuqezinjtë rrezikojnë të bien edhe në vazon e pestë të UEFA-s që më tej sjell short më të vështirë për kualifikueset e radhës për Europianin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"