Liga e Kombeve/ Përfundojnë sfidat. Franca triumfon ndaj Holandës, Qipro përmbys Slloveninë (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2018 | 22:38

Liga e Kombeve/ Përfundojnë sfidat. Franca triumfon ndaj Holandës, Qipro përmbys Slloveninë (Video)

Liga e Kombeve ka vijuar me përballje tepër interesante, teksa Francë-Holandë u mbyll në rezultatin 2-1.Pas barazimit në transfertë ndaj Gjermanisë, kampionët e botës gjejnë fitoren përballë skuadrës së Kuman. Për “tulipanët” kjo ishte sfida e parë në Ligën e Kombëve.

Liga-e-Kombeve

Qipro-Sloveni u mbyll në 2-1 dhe Lihtenshtein-Gjibraltar 2-0. 2 Për sa i përket takimeve të luajtura në orën 18:00, Danimarka mposhti Uellsin kanë triumfuar të gjitha ekipet vendase. Danimarka mposht Uellsin me rezultatin 2-0, Bullgaria “surprizoi” Norvegjinë duke e mposhtur 1-0.

Aliovski

Ndërkohë që Maqedonia dominoi ndaj Armenisë duke e mposhtur 2-0 me 5 lojtarë me origjinë shqiptarë ne fushë. Bëhet fjalë për Musliun, Bejtullain, Elmazin, Bardhin dhe Alioskin. Ky i fundit shënoi edhe golin e parë me penallti. Sfida Gjeorgji-Letoni përfundoi me rezultatin 1-0.

413259_TS_09-09-18_9241223616_

Në orën 15:00, u zhvillua sfida mes Ukrainës dhe Sllovakisë që përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të skuadrës së Shevçenkos.

PO LUHEN: 

Francë-Holandë 2-1

Zhirud 75′

Babel 67′

Mbape 14′

Qipro-Slloveni 2-1

Stojanoviç autogol 89′

Sotiriu 69′

Beric 54′

Lihtenshtejn-Gjibraltar 2-0

Veizer 73′

Salanoviç 32′

KANË PËRFUNDUAR:

Danimark-Uells 1-0

Eriksen 32′ , 62′ (p)

Bullgari-Norvegji 1-0

Vasilev 59′

Maqedoni-Armeni 2-0

Alioski 13 (p), Pandev 59′ 

Gjeorgji-Letoni 1-0

Okriashvili 80′

Ukrainë-Sllovaki 1-0

Jarmolenko 80′ (p)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"