LIGA E KOMBEVE/ Përbindëshi Haland nuk ndalet, Maqedonia e Veriut kthehet në shina

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2022 | 20:36

LIGA E KOMBEVE/ Përbindëshi Haland nuk ndalet, Maqedonia e Veriut kthehet në shina

Ndeshjet e pasdites në Ligën e Kombeve të kësaj të diele kanë dhuruar rezultate shumë interesante dhe paraqitje individuale të rëndësishme. Mbi të gjitha spikat ajo e Erling Haland, i cili ka shënuar 2 gola e ka dhënë një asist në suksesin 3-2 të Norvegjisë së tij ndaj Suedisë.

haland

Sulmuesi norvegjez ka qenë dominues në duelin e sotëm dhe është konfirmuar për momentin si golashënuesi më i mirë në Ligën B, ku ka tundur deri tani 5 herë rrjetën. Me paraqiten e sotme dhe suksesin 3-2 ndaj Suedisë, Norvegjia ka siguruar vendin e parë në grup deri në ndeshjet vendimtare të shtatorit, ku do të diskutojë kualifikimin në Ligën A me Serbinë, që mbetet e vetmja kandidate që mund t’i rrezikojë këtë vend.

Ndërkohë, rrugën e fitoreve e ka gjetur përsëri Maqedonia e Veriut e cila ka lënë pas zhgënjimin përballë Gjeorgjisë me një fitore bindëse 4-0 ndaj Gjibraltarit. Në sfidën tjetër të këtij grupi, Bullgaria e cila pësoi aksident me makinë sapo mbërriti në Tbilisi, barazoi 0-0 ndaj Gjeorgjisë vendase, duke lënë të hapur grupin për ndeshjet e fundit.

REZULTATET

LIGA B, GRUPI 4
Norvegji-Suedi 3-2
10’, 54’ (p) Haland, 77’ Sorloth / 62’ Forsberg, 90’+5’ Gyokeres

LIGA C
GRUPI 2
Irlandë e Veriut-Qipro 2-2
71’ Mekneir, 90’+4’ Evans / 32’, 51’ Kakulis

GRUPI 4
Gjeorgji-Bullgari 0-0

Maqedoni e Veriut-Gjibraltar 4-0
4’ Bardhi, 14’ (ag) Torilla, 16’ Miovski, 31’ Çurlinov

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"