Liga e Kombeve/ Lukaku mposht Zvicrën, paqe mes Kroacisë e Anglisë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2018 | 23:01

Liga e Kombeve/ Lukaku mposht Zvicrën, paqe mes Kroacisë e Anglisë (VIDEO)

U luajtën mbrëmjen e sotme, të tjera ndeshje në Ligën e Kombeve. Sfida mes Kroacisë dhe Anglisë, e cila u luajt pa tifozë, u mbyll në një barazim pa gola, dhe takimi në përgjithësi ishte i ekuilibruar.

Liga-e-Kombeve

Belgjika mundi me një dopietë të Lukakut Zvicrën. Golat u shënuan vetëm në pjesën e dytë të takimit, ku në të 58-tën, sulmuesi i Junajtid zhbllokoi shifrat, por më pas ishte Gavranoviç ai që barazoi në të 76-tën.

Gjithsesi, Lukaku vendosi vulën e tij, dhe në të 84-tën shënoi edhe golin e dytë, duke i dhënë 3 pikë “djajve të kuq”. Në takimet e tjera, Greqia fitoi minimalisht 1-0 ndaj Hungarisë, ndërsa edhe Austria pati të njëjtin rezultat ndaj Irlandës së Veriut. Më poshtë, rezultatet e plota.

 

 

REZULTATET

Liga A

Belgjikë-Zvicër 2-1

Lukaku 58′, 84′ / Gavranoviç 76′

 

Kroaci-Angli 0-0

Liga B

Austri-Irlanda e Veriut 1-0

Arnautoviç 71′

Liga C

Estoni-Finlandë 0-1

Puki 91′

Greqi-Hungari 1-0

Mitroglu 65′

Liga D

Bjellorusi-Luksemburg 1-0

Saroka 43′

Moldavi-San Marino 2-0

Ginsari 31′, 67′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"