Liga e Kombeve, ja stadiumet ku do t’i luajë ndeshjet Shqipëria

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2018 | 16:21

Liga e Kombeve, ja stadiumet ku do t’i luajë ndeshjet Shqipëria

Liga e Kombeve është kompeticioni më i ri në të cilin merr pjesë edhe Shqipëria. Ky kompeticion do të fillojë në shtator dhe Shqipëria ndodhet në Grupin 1, së bashku me Skocinë edhe Izraelin.

liga

Trajneri Krisitan Panuçi ka kohë deri në shtator që të ndërtojë një skuadër e cila duhet të dali fitimtare në këtë grup. Ndërkohë janë përcaktuar edhe stadiumet ku Shqipëria do të presë dy ndeshjet e para. Ndëshja me Izraelin do të zhvillohet në 7 shtator në stadiumin “Elbasan Arena”, ndërsa ajo me Skocinë do të zhvillohet në datën 17 nëntor në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"